Flash News

E-TJERA

Veliaj e Këlliçi në SPAK, Lubonja: Prokuroria po tenton të tregojë se po godet nga të dyja anët, por ja pse kërcet

Veliaj e Këlliçi në SPAK, Lubonja: Prokuroria po tenton të

Analisti Fatos Lubonja deklaron se thirrja e Erion Veliajt, Kryebashkiak i Tiranës, dhe Belind Këlliçit, drejtues politik i PD-së në kryeqytet në SPAK në të njëjtën ditë, kërcasin sepse duket sikur SPAK po tenton të tregojë se po godet nga të dyja palët.

“Tani kemi faktin se dy liderë të opozitës janë goditur, ndërsa në anën tjetër, kemi Kryeministrin që kanë frikë t’i përmendin emrin. Çfarë do të tregojë SPAK me këtë thirrjen e Veliajt dhe Këlliçit në të njëjtën ditë? Ajo që po bën SPAK është se po na tregon se janë disa aty që hanë kumbulla, pra të njëjtën gjë që na thotë Rama.

Pse nuk gjurmojnë lidhjet e krimit me politikën. Sali Berisha u vu nën akuzë se ndryshoi një ligj, por Edi Ramën që miratoi 18 vendime në një ditë për inceneratorët, as e prek fare. Atëherë çfarë mund të themi ne? Ne themi që ose nuk e prekin sepse Rama sakrifikon disa figura, ose i druhen destabilitetit po u godit Rama meqë është në pushtet, dhe amerikanët në anën tjetër duan stabilitet”, tha Lubonja.

Ai u shpreh se Erion Veliajt iu dha modeli që rri atje, bëj korrupsion, shërbeji atij të parit që ke në krye, pastaj ai do të të duhet ty, pra një model bande. “Erion Veliaj është një viktimë, pati një rol në skenë që ia dha Edi Rama”, tha Lubonja.

 

Të fundit