Flash News

E-TJERA

“Veliaj është vetëm”/ Avokati: Rama po bën politikë, jo mbrojtje ligjore

“Veliaj është vetëm”/ Avokati: Rama po bën

Avokati Sokol Hazizaj deklaron se kryeministri Edi Rama nuk po i bën mbrojtje ligjore kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim si i dyshuar për disa vepra penale, por po bën vetëm politikë.

“Nuk kam parë asnjë përpjekje të tij në identifikimin e provave në ndihmë të kryetarit të Bashkisë, vetëm politikë po bën”, tha ai në News 24.

Hazizaj u shpreh më tej se Veliajn ligjërisht po e mbrojnë vetëm avokatët e tij dhe se ai është lënë vetëm, pa mjete ligjore të njerëzve që ai ka bashkëpunuar.

“Kryetari që është i dyshuar, përveç avokatëve të tij, nuk ka asnjë avokat tjetër, duke filluar që nga kryeministri. Do të thotë që e ka lëshuar. Mbrojtjen Veliajt po ia bën vetëm avokati i tij”, tha Hazizaj.

 

 

Të fundit