Flash News

E-TJERA

Veliaj feston ditëlindjen në burgun e Durrësit: Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira

Veliaj feston ditëlindjen në burgun e Durrësit: Vit absurd ky,

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston në qeli 46-vjetorin e tij të lindjes. Me anë të një postimi në Facebook, Veliaj ka zgjedhur të falenderoj të gjitha ata që i kanë dërguar letra urimi.

 “Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë.

Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve.

Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë!

Ju dua shumë e ju përqafoj me mall!

Faleminderit nga ❤️!”, shkruan Veliaj.

Të fundit