Flash News

E-TJERA

Veliaj fiton ndaj Dukës, reagon kryebashkiaku: Gjykata foli, le ta respektojmë

Veliaj fiton ndaj Dukës, reagon kryebashkiaku: Gjykata foli, le ta

Gjykata e Tiranës vendosi të mos pranojë zgjedhjet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për Shoqatën Rajonale të Tiranës, duke i cilësuar ato të manipuluara. Gjykata ka njohur asamblenë e thirrur nga kryebashkiaku Veliaj si dhe ka regjistruar Eduard Prodanin si drejtues të Shoqatës Rajonale të Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës që i dha atij të drejtë në betejën me 'Federatën Shqiptare të Futbollit'.

Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thotë se beteja për futbollin e Tiranës u fitua.

Betejën për Tiranën e fituam! Ju falenderoj të gjithëve nga zemra që besuat e mbështetët kauzën e pastrimit të llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojmë! Por duhet që secili të bëjë betejën e vet në çdo qytet, të pastrohet sporti nga bandat!” – shkruan Veliaj.

Të fundit