Flash News

E-TJERA

Veliaj i dha leje ndërtimi, kush është biznesmeni belg që BKH i kontrolloi bizneset

Veliaj i dha leje ndërtimi, kush është biznesmeni belg që

Në mesin e kompanive të kontrolluara nga SPAK, veç banesave dhe bizneseve të familjes së Erion Veliajt, ka qenë edhe kompania e mikut të kryebashkiakut, Elman Abule.

Gazetarja Ola Xame, e ftuar në MCN tv, tha se bazuar në hetimet e SPAK, kompania e Elman Abule, mori leje për ndërtimin e pallatit në lulishtën e zonës së Kombinatit, për të cilët ka pasur edhe protesta nga banorët.

"Nga të dhënat që kemi arritur të sigurojmë sipas pistave të hetimeve qe dyshon SPAK, rezulton që shtetasi Elman Abule, zotëron gjashtë kompani në Shqipëri, kryesisht në fushën e përpunimit të metaleve, me lëndën e parë hekurit dhe disa kompani të tjera më lëndën e parë, aluminin, bakrin, por edhe kompani në prodhimin e centraleve të energjisë elektrike.

Ajo që lidh fijet e shtetasit Elman Abule me kryetarin Erion Veliaj është kompania “Fidalba” e themeluar në vitin 2011, por për katër vite rresht nuk ka pasur asnjë aktivitet në shitje.

Por me pas rezulton që në10 janar 2024 kjo kompania është subjekti ndërtues për një pallat shtatkatesh në zonën e Kombinatit, ku ka pasur edhe një protestë rreth saj, si nga banorët e pallatit edhe nga Lëvizja ‘Bashkë’, duke qenë se ka qenë lulishte e vetme.

Ajo që e bën dyshuese këtë ishte se Velija nuk kishte pranuar të jepej leje për atë lulishte dhe më pas në momentin që kompania e mikut të tij është ndërtuese në të njëjtën parcelë, ai ka dhënë miratimin e lejes në këtë lulishte", tha Xama. 

 

 

 

Të fundit