Flash News

E-TJERA

Veliaj i pandehur për inceneratorin e Tiranës? Si përgjigjet Dumani

Veliaj i pandehur për inceneratorin e Tiranës? Si përgjigjet

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë dhe punën e SPAK.

Nga foltorja e Kuvendit, Dumani iu përgjigj pyetjes nëse është marrë apo jo i pandehur Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës. Kreu i SPAK nuk dha detaje me argumentin se hetimet paraprake s’kanë përfunduar ende.

“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 pesona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte oenale të tjera për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet parprake nuk kanë përfunduar ende dhe vijojnë akoma për inceneratorin e Tiranës”, deklaroi Dumani.

Të fundit