Flash News

E-TJERA

“Veliaj, kampion i Shoqërisë së Hapur”/ Kryebashkiaku takon Aleksandër Soros në SHBA

“Veliaj, kampion i Shoqërisë së Hapur”/ Kryebashkiaku

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është takuar gjatë vizitës në SHBA, me djalin e George Soros, Aleksandër Soros.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ky i fundit. Aleksandër Soros e konsideron kryebashkiakun e Tiranës, kampion të “Shoqërisë së Hapur”.

“Shoqëria e Hapur” apo siç njihet ndryshe fondacioni “Soros” është vënë shpesh në qëndër të kritikave se ka ndërhyrë në zhvillimet e brendshme në Shqipëri, kryesisht Reformën në Drejtësi.

Erion Veliaj i ka dhuruar Soros-it një fanellë kuqezi me numrin 1 dhe mbiemrin “SOROS”.

“Një mik dhe një lider i vërtetë, ai ka bërë shumë për Tiranën si kryebashkiak dhe kampion i shoqërisë së hapur. Do ta ruaj përgjithmonë këtë fanellë të kombëtares shqiptare!”-shkruan Aleksandër Soros.

Të fundit