Flash News


E-TJERA

Veliaj kërkon lirinë, sot mbahet seanca në GJKKO

Veliaj kërkon lirinë, sot mbahet seanca në GJKKO

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca ndaj kryetarit të Bashkisë, i cii ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt, do të mbahet në orën 13:00.

Në seancën e datës 16 Prill, Prokuroria e Posaçme (SPAK) paraqiti veprimet hetimore 2 mujore të bëra ndaj Erion Veliajt dhe avokatët kërkuan kohë për shqyrtimin e akteve.

Për këtë aryse seanca u shty ditën e sotme (23 prill). Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu akuzohet për “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Të fundit