Flash News

E-TJERA

"Veliaj 'kufomë' politike", Bushati: Arrestimi i tij s’ndikon në rezultat, nuk jemi demokraci

"Veliaj 'kufomë' politike", Bushati: Arrestimi i tij

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj si një “kufomë politike”, i flakur nga vet PS.

Duke folur në MCN, ai tha se arrestimi i kryebashkiakut s’do ndikojë në rezultatin e PS në zgjedhje.

Sipas tij, PS do të marrë të njëjtat vota edhe pa Veliajn, pasi nuk jemi demokraci, dhe vota tregtohet. Sakaq Bushati vë në dukje se SPAK ka detyrën që të bëjë një proces model ndaj Veliajt dhe politikanëve të tjerë të lartë. 

“A ka të drejtë Veliaj të përdorë taktika që shkojnë në favor të tij? Padiskutim që po. Brenda ligjit mund të përdorë të gjitha taktikat. Në këtë kuptim s’ka ndonjë skandal qasja e Veliajt. S’ka skandal edhe kërkesa për heqjen e Dados. Veliaj do ta tërheqë në një konflikt Olsi Dadon dhe të thotë që ky ka konflikt dhe s’mund të jetë prokurori im.

SPAK-u ka një detyrim, për të gjithë politikanët e lartë është i detyruar të bëjë proces model. Të bindë edhe mbështetësit që po bëhet proces i drejtë. Nëse provat ndaj Veliajt qëndrojnë, ai është pre e lehtë për çdo prokuror. Besoj që dosja Veliaj është dashamirëse.

Ta hetosh një njeri që ka vjedhur një bankë, si njeri që i ka vjedhur dikujt në autobus lekët nga xhepi, është dashamirëse për të.  Veliaj politikisht është kartë e djegur, është kufomë politike, edhe PS, të vetët e kanë flakur. Vet Rama që bën edhe shiun, edhe diellin, ndonjë njeriu që ka ngritur zërin pro Velijt, i tha pusho s’e s’ke të drejtë të flasësh. Karriera politike e atij që konsiderohej delfin i Ramës, tashmë ka mbaruar.

Por i duhen zbatuar të gjitha të drejtat.  Sado të ketë goditje të mëdha, s’mund të ketë goditje më të mëdha seç ju bë opozitës me Berishën dhe Metën dhe PS-së me Veliajn. Deri tani kjo s’ka ndryshuar gjë elektoralisht. Do ndryshonte po të ishim një demokraci. Vota manipulohet, tregtohet dhe blehet. Si me Veliajn dikur, dhe pa Veliajn sot, PS do marrë të njëjtat vota. Roli i SPAK është insinjifaktiv në betejën elektorae”.

Të fundit