Flash News

E-TJERA

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, pritet të njihet me vendimin

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, pritet të njihet me vendimin

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Apelit të GJKKO, kur pritet të njihet edhe me vendimin, pas ankimit që ai i ka bërë.

Diten e djeshme dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye, seanca u shty për sot.

Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë “Arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës duhet të shfuqizohet dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.

Beta ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Në të njëjtën seancë janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.

Të fundit