Flash News

E-TJERA

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, vendin e protestuesve e “zënë” policat (PAMJE)

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, vendin e protestuesve e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku në orën 10:00 do të shqyrtohet ankimi i masës arrest me burg.

Por ndrshe nga hera tjetër ku ai u prit nga disa mbështetës të cilit ishin pozicionuar para SPAK me urdhër, sot në ambientet e GJKKO, kishte vetëm policë.

Seanca në Apelin e Posaçëm do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi ndodhet me raport për shkak të problemeve shëndetësore.



Ashtu siç nga qelia e ka kritikuar masën shtrënguese të arrestit në burg, Veliaj tha dje se do të kërkojë lirinë, me argumentin se nuk ka shanse të prishë provat, apo të largohet nga vendit.

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, vendin e protestuesve e

Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Veliaj mbërrin në Apelin e GJKKO, vendin e protestuesve e

Të fundit