Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj mbeti në burg, Rama nuk përmbahet: Erioni nuk është i pandehur, se u njohëm çik si shumë

Veliaj mbeti në burg, Rama nuk përmbahet: Erioni nuk është i

Pas vendimit të GJKKO për të lënë në burg kryebashkiakun, Erion Veliaj, Rama ka dalë sërish duke mos mbajtur nervat me komentet ‘live’ në Facebook.

Kryeministri është shfaqur i shfrenuar teksa komentonte vendimin ndaj Veliajt. Duke marrë vetë rolin e gjyqtarit, Rama tha se Veliaj nuk është i pandehur dhe se për të kryebahskiaku është bërë “mish për top” nga drejtësia.

“Qëndrimi ynë nuk ndryshon kam qenë shumë i qartë, në gjithë atë dosje nuk ka një paragraph të vetëm se nuk e kam lexuar dosjen, por kam kërkuar “më jepni një paragraf nëse ka ku ka një provë që është brenda një dosje që tregon se kryetari ka përfituar në mënyrë të paligjshme çfarë do qoftë”.

Pyetja është “A ju duket normale që kjo një deputet apo ish deputet, por një kryetar bashkia të merret nga zyra dhe të dërgohet në burg sado që prokuroria ka dyshime? Normale ju duket”

Kur thonë tironist “u njohëm i çik si shumë” për çfarë janë të zgjedhurit nga populli për të drejtuar vendin apo qytetin “mish për top janë këta” Për një pushtet që ndihet aq i plotfuqishëm sa të ndërprerë kontratën e një kryetari bashkie pa siguruar akoma të gjitha provat për ta bërë këtë me gjyq. Kush e mban përgjegjësinë? Sepse kryetari i Bashkisë nuk është i pandehur”, deklaroi Rama.

Të fundit