Flash News

E-TJERA

Veliaj mbulon gropat e Tiranës para 14 majit, asfalti elektoral e lë në ‘baltë’

Veliaj mbulon gropat e Tiranës para 14 majit, asfalti elektoral e lë

Pak para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale, bashkitë e vendit rëndomë orientojnë shpenzimet për përmirësimin e  infrastrukturës rrugore në territoret që administrojnë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkia e Tiranës, pasi rrugët me gropa i shesh shpesh në kryeqytet.

Mungesa e asfaltit vihet re kryesisht në ditët me shi për shkak të baltës dhe gropave të mbushura me ujë. Por para zgjedhjeve të 14 majit, duket se bashkia ka vendosur të mbulojë disa gropa te një tjetër rrugë. Bëhet fjalë për rrugën Prenkë Jakova në njësinë numër 7 në Tiranë.

Siç duket nga pamjet e Gazeta Express rruga është shtruar një ditë më parë gjatë natës. Megjithatë duket se asfalti nuk ka mjaftuar për të gjithë rrugën e cila ndonëse nuk është shumë e gjatë nuk është shtruar e gjitha.

Banorët e zonës thonë se asfalti i shtruar në këtë rrugë kishte tepruar nga një tjetër rrugicë, duke krijuar përshtypjen se përfundimi është një punë gjysmake.

 

 

Të fundit