Flash News

E-TJERA

Veliaj me pranga në duar në Gjykatën Administrative

Veliaj me pranga në duar në Gjykatën Administrative

Me pranga në duar, kryebashkiaku Erion Veliaj u shoqërua në Gjykatën Administrative mesditën e sotme ku vijon betejën hakmarrëse ndaj prokurorit të SPAK që i ka kopsitur dosjen Ols Dado.

Makina e burgjeve u pa të hynte në oborrin e gjykatës administrative rreth orës 12:45 minuta, ndërsa nga ajo i shoqëruar nga efektivë doli Erion Veliaj, I cili në duart e lidhura me pranga mbante dhe një dosje.

Gjykata Administrative do të shqyrtojë ditën e sotme kërkesën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj për shpalljen të pavlefshëm të emërimit prokuror të Ols Dados.

Kryebashkiaku i Tiranës ka paditur institucionin e Presidentit të Republikës dhe prokurorin e posaçëm Ols Dado duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të vitit 2008, të firmosur nga presidenti i kohës, Bamir Topi. Sipas kërkesë-padisë, emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse. Ai mbahet në paraburgimin e Durrësit.

 

Të fundit