Flash News

E-TJERA

Veliaj mohon akuzat e Kryemadhit se shkolla "Sami Frashëri" do të ndërtohet në Paskuqan: Ka nisur puna, gati vitin tjetër

Veliaj mohon akuzat e Kryemadhit se shkolla "Sami Frashëri" do

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj i ka mohuar akuzat e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi se trualli i shkollës "Sami Frashëri" do i jepet pronarëve të vjetër. Ai tha se shkolla do të jetë e përfunduar vitin e ardhshëm shkollor.

"Shkolla ka filluar të ndërtohet dhe vitin tjetër do kapim një shkollë që për nga vlerat e arkitekturës do t'i rrisë vlerën pronës në Rrugën e Barrikadave. Momentalisht nxënësit e Sami Frashërit janë akomoduar tek shkolla Çajupi. Kryemadhi dhe Basha s’kanë bërë një shkollë në mandatin e tyre. Kryemadhi gënjen. Basha dhe Kryemadhi nuk kanë lënë asnjë gjurmë në historinë e Tiranës. Ne kemi bërë më të mirën në kohë pandemie”, tha Veliaj.

Të fundit