Flash News

E-TJERA

Veliaj në SPAK, ambasadori i BE: Nuk komentojmë hetimet, mbështesim SPAK-un

Veliaj në SPAK, ambasadori i BE: Nuk komentojmë hetimet,

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, në një konferencë për mediat në çeljen e javës së Evropës u pyet për thirrjen në SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gonzato tha se nuk mund të komentonte për hetimet e SPAK, por deklaroi se shpreh mbështetje për institucionin.

Ambasadori i BE theksoi se sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë për integrimin në BE.

“Ne nuk komentojnë për hetime por ju e dini mbështetjen tonë për SPAK.  Mbështes punën e këtij institucioni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit. Kam besim të plotë te SPAK, vijojmë punën me Bashkinë, për transportin e gjelbër, shkollat etj. Objektivi im është të bashkëpunojmë”, tha ambasadori i BE-së.

Të fundit