Flash News

E-TJERA

“Veliaj nuk firmoste vetë”, gazetari parashikon arrestimin e këtij ministri

“Veliaj nuk firmoste vetë”, gazetari parashikon arrestimin e

Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se prej kohësh Erion Veliaj nuk firmoste vetë, por këtë detyrë ia kishte ‘deleguar’ Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Nga studio e “Opinionin”, Fundo tha se pritet që pas arrestimit të Veliajt, radhën për të rënë në pranga ta ketë edhe Mazniku.

Sipas gazetarit, dosja hetimore për kreun e Bashkisë Tiranë është një “Gërdec” i madh.

“Ne sot kemi, sipas SPAK-ut, rreth 1 milionë Dollarë blerje, rreth 1 milionë Dollarë të tjera të bllokuara Ajolës në bankë dhe një vilë që pretendohet në Qerret që vlera e saj është rreth 500 mijë Dollarë. Pa folur këtu për shumën rreth 115 mijë Eurosh që është e ndarë në 95 mijë Euro shumica në pako 500-she dhe 14 mijë Dollarë dhe rreth 6 milionë e gjysëm Lekë. Gjithashtu, po të shikojmë dokumentat ku thuhet se Veliaj ka kryer veprime konkrete dhe çështja nuk është thjesht tek lejet e ndërtimit.

Prej shumë kohësh, Veliaj nuk firmoste vetë, por firmoste një ministër i Ramës, Arbjan Mazniku, i cili është nën hetim dhe SPAK ka sekuestruar shumë dosje dhe po heton dhe për firmat e Maznikut. Ndoshta pas Veliajt, radhën atje me kolegët mund ta ketë edhe ministri i radhës i Ramës. Hetimet janë të thelluara. Dosja është një Gërdec i madh. Në dijeninë time, unë kam parë një vullnet të madh për t’u përshëndetur prokurorëve. Ky është një hetim i fortë dhe shumë i kopsitur. Ne po flasim për blerje 1 milionë Dollarë dhe kemi një vilë në mes të Bllokut që e ka shoqëria “Harabel” që është pa qira. Hetimet vazhdojnë, do të ketë fakte dhe prova të reja”, deklaroi Fundo.

Të fundit