Flash News

E-TJERA

Veliaj për përplasjen me FSHF: S’kam asgjë personale me Dukën, fyese të kërkosh 100 mijë euro për t’u bërë pjesë e kombëtares

Veliaj për përplasjen me FSHF: S’kam asgjë personale me

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për përplasjen me FSHF-në dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë betejë personale me drejtuesin e saj, Armando Duka.

“Armand Duka nuk është armiku im. S’kam asgjë personale me të, por jam përfaqësues i 34% të aksioneve të Klubit të Tiranës, i cili po përgatitet të fitoje kampionatin e radhës. Bashkia e Tiranës tashmë, ka hequr mënjanë 150 mijë euro si premio, siç bëri vjet, sepse cilido nga ekipet e kryeqytetit qe fiton kampionatin, merr çmim.

Bashkia e Tiranës jep premion më të madhe në 100 vite Kryeqytetit. Për të gjitha këto arsye, nuk kam asgjë personale, por të jesh pjesë e një koreografie të shëmtuar, e një valleje të hedhur keq, e një vendi ku vidhen zgjedhjet, është shumë e shëmtuar”, tha ai.

Veliaj tha për “Kjo Javë” se familjarëve të zyrtarëve të FSHF-së iu bëhen favore. Ai hodhi akuza se trajtimi nuk është bërë i barabartë, duke evidentuar edhe rastin e Granit Xhakës.

“Pse duhet të shkojnë vetëm çunat dhe gocat e bandës së Shijakut në “Ëembley”, ne boksin VIP? Të jetë për mua, unë do ta dhuroj biletën time për finalen e UEFA Conference League. Më mirë të shkojë një fëmijë i shtëpisë së fëmijës. Por, historia që vetëm 1% kontrollon gjithçka, është fyese!

Kurse një prind, që ka harxhuar, jo një vit, po 10-15 vite, nga 20-30 mijë lek çdo muaj, t’i thuash siç i the edhe Granit Xhakës, 'po nuk me dhe 100 mijë euro, ti nuk luan me Kombëtaren', kjo është të fyesh jo vetëm sakrificën e mijëra prindërve, por ndërpret ëndrra fëmijësh, që janë rritur duke shpresuar të bëhen si Messi dhe Ronaldo, por në fakt përfundojnë si ‘pulat e Shijakut’”, tha Veliaj.

 

Të fundit