Flash News

E-TJERA

Veliaj përballet sot me drejtësinë, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim

Veliaj përballet sot me drejtësinë, vendoset nëse dosja

Sot zhvillohet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe të pandehur të tjerë.

Në këtë seancë pritet të shqyrtohen akuzat penale të ngritura ndaj Veliajt, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti dhe do të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë apo jo.

Seanca e mëparshme u anulua për shkak të bojkotit nga ana e avokatëve, pas ndalimit të avokatit Ulian Barjami, i cili pati një përplasje me prokurorin në sallën e gjyqit në Gjykatën e Elbasanit.

Nga ana tjetër, kujtojmë se më 2 tetor, Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e Veliajt për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë. Ai u arrestua nën dyshimet për përfshirje në një skemë të sofistikuar korrupsioni dhe pastrimi parash, së bashku me bashkëshorten e tij.

Sipas hetimeve të SPAK, çifti dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro në mënyrë të paligjshme, përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse, duke kanalizuar fonde publike dhe ryshfete nga kontraktorë të bashkisë.  

Të fundit