Flash News

E-TJERA

Veliaj përdori celularin e një efektivi rrugës për në GJKKO, SPAK merr nën hetim policët e Burgjeve

Veliaj përdori celularin e një efektivi rrugës për në

SPAK ka marrë nën hetim policët e Burgjeve që trasferuan Erjon Veliajn nga Durrësi në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Shkak eshte bere fakti se Veliaj rezulton se ka përdorur telefonin e një efektivi dhe ka bërë disa telefonata gjatë transferimit. Gjatë marrjes në pyetje, oficeri i Burgjeve e ka pranuar se e ka lejuar Veliaj t'i përdorë telefonin me justifikimin se ka patur frikë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa  ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat transferoheshin në formë ryshfeti nga kompani kontraktore dhe OJF përfituese të fondeve të Bashkisë së Tiranës.

Veliaj dhe Xoxa i kanë mohuar akuzat, ndërkohë që e kanë portretizuar veten si të persekutuar politikisht nga prokurori i SPAK, Olsi Dado.

Të fundit