Flash News

E-TJERA

Veliaj rikthehet në detyrë, ish-prokurori: U gjetën shkelje në procedurë

Veliaj rikthehet në detyrë, ish-prokurori: U gjetën shkelje

Ish-prokurori Besnik Muçi komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi vendimin e shkarkimit të Erion Veliajt, marrë në Këshillin Bashkiak dhe miratuar përmes një VKM nga qeveria.

I ftuar në News 24, Muçi tha se GJK konstatoi se ka shkelje në procedurë dhe në shkakun e shkarkimit.

Sipas tij, nuk u respektua e drejta e mbrojtjes për tu paraqitur.

"GJK sot vendosi që cështjet e shkarkimit të organeve vendore, të kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak janë kushtetuese, këto organe janë në kushtetuese pasi gjykon dhe procedurën e shkarkimit, respektimin e saj, por dhe nga parimet bazë të procesit të rregullt gjyqësor por dhe nga materia, nëse shkaku ligjor I paraqitur dhe faktet përputhen me Kushtetutën dhe ligjin.

Dhe në themel GJK konstatoi se ka shkelje në procedurë dhe në shkakun e shkarkimit. Nuk u respektua e drejta e mbrojtjes për tu paraqitur. Madje unë gjykoj se ai duhet të ishte thirrur nga qeveria pasi organi disiplinor nuk është Këshilli Bashkiak por Këshilli i Ministrave. Seanca duhet të ishte e hapur", tha ish prokurori. 

Të fundit