Flash News

E-TJERA

Veliaj: Rrugica ku u vra Klodian Rasha do të marrë emrin e tij

Veliaj: Rrugica ku u vra Klodian Rasha do të marrë emrin e tij

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka thënë se rrugica ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha do të mbajë emrin e tij.

Veliaj u shpreh se kjo ishte kërkesa e babait të Klodianit, Qazimit kur ai kishte shkuar për vizitë.

 “Kur isha për vizitë më kanë kërkuar që ti vënë asaj rrugicës emrin e djalit të tyre. Do ta kalojmë javës tjetër në Këshillit Bashkiak. I ati tha dua të kaloj këtu dhe të paktën kur të shikoj tabelën të më duket sikur e takoj përditë. Familja që ka hall thotë dua drejtësi për hallin tim, por mos e shkatërroni qytetin. Këta nuk kanë hallin e miletit, por të zgjedhjeve. Sa herë këta shkatërrojnë me keq humbasin”, u shpreh Veliaj.

Të fundit