Flash News

E-TJERA

Veliaj shkresë SPAK-ut dhe ‘Burgjeve’, kërkon takim me monitoruesit e Kongresit të Autoriteteve Vendore të KE

Veliaj shkresë SPAK-ut dhe ‘Burgjeve’, kërkon takim me

Erion Veliaj i është drejtuar me një kërkesë SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ta lejojë të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.

Këta të fundit do të jenë në Shqipëri nga datat 17-19 nëntor 2025.

Sipas Veliajt, qëllimi i takimit është informimi i saktë i përfaqësuesve për statusin dhe situatën e tij ligjore.

“Qëllimi i këtij takimi është të sigurojë transparencë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe informim të saktë mbi situatën time ligjore, statusin tim institucional si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe respektimin e të drejtave të mia si i ndaluar. Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht nenet 6 dhe 8 që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim, ju lutem të miratoni këtë kërkesë dhe të siguroni kushtet për zhvillimin e takimit gjatë periudhës së vizitës së përmendur”, thotë Veliaj në kërkesë.

Të fundit