Flash News

E-TJERA

Veliaj “thumbon” Mziun: PS, partia e Xhelalit që punon, jo e atij që rrihet me karrige për t’u bërë deputet

Veliaj “thumbon” Mziun: PS, partia e Xhelalit që punon, jo e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ‘thumbuar’ ish kreun e bashkisë Kamëz, duke thënë se PS është partia e Xhelalit që punon, jo e atij që rrihet me karrige për t’u bërë deputet.

Ne jemi partia e Armirit, i cili rrit në Shën Gjergj troftën e racës kaliforniane, më e mira në Shqipëri. Ne jemi partia e Hakiut dhe do jemi partia e çdo Hakiu, derisa të bëjmë edhe shtëpinë e fundit të tërmetit. Ne jemi partia e Osmanit dhe e Besit, që kanë një baxho ku mbledhin qumështin e gjithë lagjes.

Ne jemi partia e Xhelalit, jo e Xhelalit që rrihet me karrige në kokë për t’u bërë deputet, por e Xhelalit që ka stallën me 25 dhi, që mban familjen e vet. Ne jemi partia e Ibies, që ka një serë modeste me domate; jemi partia e Çimit, që ka bërë një bujtinë shumë modeste, partia e Conit, i cili kujdeset për një mulli që në kohën e gjyshërve të tij.

Ne jemi partia e këtyre njerëzve që, ndoshta nuk kanë mbiemra të mëdhenj, që nuk janë VIP-a, që nuk njohin dreqin e të birin për të mbaruar punë, por që me djersën e tyre duan vetëm një mundësi,” tha Veliaj nga Shëngjergji.

 

Të fundit