Flash News

E-TJERA

Velipoja hap sezonin turistik, Ademi mesazh Ramës: Jo vendime arbitrare që dëmtojnë imazhin, s'kemi ndërtime pa leje

Velipoja hap sezonin turistik, Ademi mesazh Ramës: Jo vendime arbitrare

Sot është hapur zyrtarisht sezoni veror në plazhin e Velipojës.

Kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi tha se ky sezon duhet mbështetur nga të gjitha instancat dhe kërkon që të mos ketë vendime arbitrare, që dëmtojnë imzhin turistik,  duke iu referuar nismës që paralajmëroi kryeministri Edi Rama për shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga e hëna.

Po ashtu, Ademi tha se në Velipojë nuk ka informacion se ekzistojnë ndërtime të tilla ilegale, por vetëm struktura që i shërbejnë plazhit.

Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Shpresoj që të mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik.

Të mos ketë ndërhyrje që prishin imazhin apo dëmtojnë sezonin turistik. Një koordinim është i nevojshëm për biznesin. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit.

Në Velipojë nga verifikimet me IKMT nuk rezulton në një situate të përkeqësuar për ndërtimet.

S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës, janë vetëm struktura të lehta që shërbejnë për stacionet e plazhit që kanë shërbyer përherë.

Çdo ndërhyrje tjetër është jashtë vendi, të paktën në bregun e rërës. Ndërtimet tjera ilegale askush nuk mund të jetë kundra ligjit”, u shpreh Ademi.
 

 

Të fundit