Flash News

E-TJERA

Vëllai i Alma Arrazit tregon bisedën e fundit me të motrën: Kunati e ka tradhtuar, i gjeti video

Vëllai i Alma Arrazit tregon bisedën e fundit me të motrën:

Shkëlzen Bushati, vëllai i Alma Arrazit, ka rrëfyer bisedën e fundit me të motrën e cila u vetëmbyt në ujërat e Bunës bashkë me tre fëmijët e saj.

Për News24, Bushati tregoi detaje sa i përket konflikteve mes çiftit, fundi i të cilave konkludoi në një tragjedi.

“Për herë të fundit me Almën kam folur në datën 1, që më ka uruar për diçka dhe nuk kam folur më. E pyeta si je si po shkojnë punët, kaq. Mora vesh që ky kishte një lidhje, ne e dinim dhe për këtë arsye ka debatuar motra. Ndenji pak kohë tek ne, komunikoi sërish me bashkëshortin sepse ai i tha dua që të rri me ju. Ajo u kthye por ai nisi sërish.

Kunati e ka tradhtuar motrën me të njëjtën vajzë. Unë vetë nuk e njoh. Nuk di nëse motra e njihte. Thjeshtë më kishte thënë që dyshonte për një vajzë. Motra i ka kapur telefonin, i ka pasur edhe video. Alma me Erdgysin kanë 10-12 vite të martuar. Janë marrë me dashuri jo me shkuesi”, tha ai.

Të fundit