Flash News

E-TJERA

Vëllai qëllon motrën me çifte në Vlorë, detajet e para

Vëllai qëllon motrën me çifte në Vlorë, detajet

Një plagosje me armë është shënuar në fshatin Bishan, në Vlorë.

Sipas të dhënave të para nga policia, dyshohet se një konflikti të çastit për motive të dobëta, vëllai ka qëlluar me çifte motrën e tij e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.

“Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Të fundit