Flash News

E-TJERA

Vëllai vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, del foto e çiftit. Lanë pas 3 fëmijë të mitur

Vëllai vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, del

Ky është çifti që u vra sot në Tiranë.

Pasditen e së martës, Arsen Muskurti vrau vëllain dhe kunatën, Dritan dhe Nora Muskurti me armë zjarri pas një konflikti pronësie për një agjenci turistike te ‘rruga e Kavajës’.  

Mësohet se çifti la pas tre fëmijë të mitur.

Vëllai vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, delVëllai vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, del

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit