Flash News

E-TJERA

“Vendet e tjera e kanë inflacionin në qiell”, deputetja e PD dhe Felaj debat në Kuvend për fjalimin e Ahmetajt

“Vendet e tjera e kanë inflacionin në qiell”, deputetja e

Mos u bëni migjenianë. Këtë punë e çmimeve duhet ta kuptoni. Janë konsekuencë ndërkombëtare. Të gjitha vendet e rajonit dhe botës e kanë inflacionin në qiell, ne e kemi një ndër më të ulëtat”, deklaroi zv.kryeministri Arben Ahmetaj në parlament.

Pas tij, ka kërkuar fjalën për replikë deputetja demokrate Dhurata Çupi, por u kundërshtua nga zëvendëskryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj.

Sipas Çupit, Ahmetaj nuk trajtoi asnjë çështje lidhur me varfërinë.

Çupi -Ahmetajt: Në asnjë germë tuajën nuk diskutuat për varfërinë. Unë këtu diskutova për varfërinë.

Ermonela Felaj: Kjo nuk është replikë. Ju lutem të më mirëkuptoni. Nëse ju vijoni të këmbëngulni përtej asaj që thotë rregullorja nuk ka kuptim drejtimi i seancës në vetvete. Replikën do ta respektojmë në ato raste kur duhet.

 

 

Të fundit