Flash News

E-TJERA

Vendet më të ndotura në botë për 2022-shin: Shqipëria, 2.9 herë më shumë se vlera e përcaktuar nga OBSH

Vendet më të ndotura në botë për 2022-shin:

Raporti i 5-të vjetor për Cilësinë e Ajrit në Botë jep detaje alarmuese për vendet, territoret dhe rajonet më të ndotura në vitin 2022.

IQAir mati nivelet e cilësisë së ajrit bazuar në përqendrimin e grimcave ajrore që dëmtojnë mushkëritë, të njohura si PM 2.5. Sipas të dhënave të raportit, përqendrimi mesatar i PM2.5 për vitin 2022 në Shqipëri ishte 2.9 herë më shumë se sa vlera e pëcaktuar nga OBSH-ja.

Vendi ynë renditet në pozicionin e 73 nga 130 vende që janë në listën e publikuar nga IQAir.

Bazuar në gjetjet e raportit, pesë vendet më të ndotura në vitin 2022 ishin:

• Çadi (89.7 µg/m3) më shumë se 17 herë më i lartë se udhëzuesi vjetor i OBSH-së PM2.5;

• Iraku (80.1 µg/m3) më shumë se 16 herë më i lartë se udhëzuesi vjetor i OBSH-së PM2.5;

• Pakistani (70.9 µg/m3) më shumë se 14 herë më i lartë se udhëzuesi vjetor i OBSH-së PM2.5;

• Bahreini (66.6 µg/m3) më shumë se 13 herë më i lartë se udhëzuesi vjetor i OBSH-së PM2.5;

• Bangladeshi (65.8 µg/m3) më shumë se 13 herë më i lartë se udhëzuesi vjetor i OBSH-së PM2.5

Në një total prej 118 (90%) nga 131 vende dhe rajone tejkaluan vlerën vjetore udhëzuese të OBSH-së për cilësinë e ajrit.

Rajoni i Azisë Qendrore dhe Jugore ishte shtëpia e tetë nga dhjetë qytetet në botë me ndotjen më të madhe të ajrit. Lahore është zona metropolitane më e ndotur e 2022. Ajo u rendit në vendin e 15-të në 2021. Kili po ashtu u rendit si një nga 15 qytetet më të ndotura të rajonit.

Të fundit