Flash News

E-TJERA

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh nga stuhia "Ciaran", Shqipëria "vesh" sërish çizmet e llastikut

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Më 3 nëntor, ekzaktësisht para 5 ditësh, vendi ynë u kaplua nga stuhia “Ciaran” , ku dëmet ishin jashtëzakonisht të mëdha për qytetarët dhe bizneset.

Shirat e dendur bënë që lumi Lana të dalë nga shtrati e të bllokojnë qarkullimin e mjeteve. Por, përpos stresit që shkakton trafiku i stërgjatë në ditë me shi në Tiranën tonë, më e keqja vjen nga Lana.

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Një lumë me mbetje nga të të ndryshme, i papastër, dalja e të cilit nënkupton “sëmundje” për çdo qytetar.

E teksa teknikisht pritej që qeveria të merrte masa pas një përballje me një siituatë katastrofike, sot, 8 nëntor na paraqitet e njëjta situatë.

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka pushtuar vendin mëngjesin e kësaj të mërkure, duke shkaktuar kaos në Tiranë dhe jo vetëm.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që rrugët e kryeqytetit të bëhen thuajse ta pakalueshme qoftë nga mjetet po ashtu dhe nga njerëzit. Shumë lagje në Tiranë janë nën pushtimin e ujit, nga mungesa e kanaleve kulluese apo mos funksionimi i pusetave.

Këto situata kanë treguar se fjalët e kryebashkiakut Erion Veliaj, se “Tirana është transformuar” nuk janë aspak të vërteta, por thjesht fasada.

Kjo pasi, Bashkia e Tiranës është kujdesur të bëjë rregullim sipërfaqësor në shtrimin e trotuareve apo vijëzimet në rrugë, por ka harruar rrjetin e nëntokës, veçanërisht kanalizimit, që janë tërësisht jashtë funksionit.

Si të mos mjaftonte kjo, kryebashkiaku publikon një postim në rrjete sociale ku shprehet se: ‘Duhet të evitojmë lëvizjet e panevojshme’.

KUJDES të shtuar sot me valën e re të rrebeshit! Të gjitha skuadrat janë në terren dhe po bëjnë maksimumin për përballimin e situatës!

Si herën e fundit, do evitojmë lëvizjet e panevojshme dhe do bashkëpunojmë me punonjësit e emergjencave! Kujdes të moshuarit e fëmijët dhe telefononi 112 për çdo rast kritik! Forca”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, sot si ditë e mërkurë që është, të gjithë qytetarët i ke duke shkuar në punë, dhe nxënësit në shkolla.

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Një situata mizerable është publikuar nga anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Tedi Blushi, i cili shprehet se një zonjë me nevoja të veçanta, prej ditësh jeton e përmbytur nga uji në Njësinë Nr.9.

Cinizmi kriminal i shërbimit zjarrfikës të Tiranës për invaliden në karrocë: Do të "shpëtojmë" kur uji të të vrasë! Zonja me nevoja të veçanta, Shpresa Spahiu prej ditësh jeton e përmbytur nga uji.

Këtë mëngjes situata në garazhdin përdhes ku banon në Njësinë Nr.9 është përkeqësuar sërish, pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë drejtuar Bashkisë së Tiranës, që e ka braktisur në mëshirë të fatit, duke i vënë në rrezik serioz jetën.

Sot u njoftova sërish prej saj se e ka lajmëruar për ndihmë për të disatën herë shërbimin zjarrfikës për t'i larguar ujin, por përgjigjia që ka marrë është se nuk ndërhyjmë dot pa të shkuar uji 5 metra në shtëpi.

Ky është "shërbimi" që ofrojnë sot strukturat e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, sidomos ndaj një zonje në karrocë invalidi që jeton e vetmuar: Do të "shpëtojmë" kur të jesh mbytur!

Kjo sjellje çnjerëzore dhe kriminale, shpërdorim i pastër detyre, meriton një orë e më parë reagimin më të ashpër nga drejtësia, që fatkeqësisht hesht dhe mbyll sytë, duke u bërë palë me këta kriminelë me kostum dhe kollare."

Problematike situata është edhe në Durrës, ku uji mbuloi rrugët dhe trotuaret duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa dhe te “Ura e Dajlanit”.

Nuk janë raportuar për problematika në port, megjithatë autoritetet kanë ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit.

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Vlora është një nga qytetet më të prekura nga përmbytjet e ndodhura mëngjesin e kësaj të mërkurë.

Deputeti demokrat Bujar Leskaj ka postuar në faqen e tij në facebook disa VIDEO në të cilat tregohet situata katastrofike që është krijuar pas reshjeve të shiut.

Në aksin rrugor Skuraj-Burrel u bllokua rruga në fshatin Shkopet nga një rënie masive gurësh. E njëjta situatë në njësinë administrative Milot, në Kurbin.

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Probleme me rënie të gurëve dhe inerteve janë shënuar në të tjera akse në veri të vendit si Bogë–Theth, Hani i Hotit-Tamarë, Dushaj–Lekbibaj, Kukës–Shishtavec, Bajram Curri–Valbonë, Vau Dejes–Pukë–Kukës, Skuraj–Ulëz. Problematika edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajë.

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Ndërprerje e energjisë elektrike është raportuar në Kukës, Tropojë, Shkodër dhe Fier.

"Vendi pëmbytet, Veliaj 'krihet'", pas 5 ditësh

Të fundit