Flash News

E-TJERA

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, GJL nxjerr listën e pesë kandidatëve

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese, GJL nxjerr listën e

Gjykata e lartë ka publikuar emrat e gjyqatrëve që kanë kandiduar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Vakanca është krijuar pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar të gjyqtarit Gani Dizdari.

Afati për të dorëzuar kandidaturat ka qenë 30 ditë dhe emrat që konkurojnë për vendin vakant janë:

1. Brunilda Kadi

2. Ilir Toska

3. Holta Zaçaj

4. Manjola Xhaxho

5. Tartar Bazaj

Gjykata e lartë bën me dije se lista e kandidatëve, si edhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre, i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si organi kompetent për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

 

Të fundit