Flash News

E-TJERA

Vendi ynë i kërkuar vetëm nga afganët dhe sirianët, mbi 700 persona “braktisën” shtetësinë shqiptare

Vendi ynë i kërkuar vetëm nga afganët dhe sirianët, mbi

Në 2021 rezultojnë 2.533 azilkërkues në Shqipëri, duke pësuar rritje me 13,5 % krahasuar me vitin paraardhës.

Azilkërkuesit me origjinë nga Afganistani përbëjnë pjesën më të madhe, 98,6 % ose 2.498 persona. Kjo situatë është pasojë edhe e situatës politikë në Afganistan.

Pas afganëve, renditen sirianët. Kështu raporton INSTAT, ndërsa bën me dije se gjatë 2021 rezultojnë 7 vendime pozitive për dhënie të statusit të mbrojtjes për azilkërkuesit, nga këto raste 4 i përkasin shtetasve nga Afganistani dhe 3 Siria.

Ndërkohë rezultojnë 711 persona që kanë fituar shtetësi shqiptare, por më i lartë është numri i atyre që e kanë humbur, 724 individë.

Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë Shqiptare kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë shqiptarët e Kosovës dhe më pas renditen turqit dhe sirianët.

 

Të fundit