Flash News

E-TJERA

Vendimet e Kryesisë, Lela: Basha përjashtoi ata që janë fizikisht e vokalisht më të qëndrueshëm, i identifikon si të huaj në PD

Vendimet e Kryesisë, Lela: Basha përjashtoi ata që janë

Analisti dhe gazetari Alfred Lela ka komentuar vendimin e Kryesisë së PD, për të përjashtuar dhe pezulluar nga partia mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Lelës në emisionin ‘Opinion’, Basha ka përjashtuar deputetët që janë fizikisht e vokalisht më të qëndrueshmit, pasi nuk do t’i shohë më te dera e selisë.

“Ka një listë të përjashtuarish e pezulluar. Ata që janë fizikisht e vokalisht më të qëndrueshmit janë tek të përjashtuarit. Basha nuk do ti shkojnë që këta te dera sërish, por jo si demokrat dhe i jep të drejtën që policinë ta ketë që orën e parë.

Këta do ti identifikojë si të huaj që nuk janë më në PD. Nuk ka logjikë të shëndoshë politike. Ky zotëria do të jetë vetëm. Nuk e kuptoj dashurinë për të qenë vetëm në opozitë. 8 vite kanë ikur, ka kohë sa të duash”, tha Lela.

Të fundit