E-TJERA

“Vendimi do bjerë, do bëhet hi”, Curri: Haga do ta rrëzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese shqiptare për detin

“Vendimi do bjerë, do bëhet hi”, Curri: Haga do ta

Analisti Arjan Curri shprehet i bindur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare për çështjen e detit do të bjerë në Hagë.

Duke folur në ‘Opinion’, Curri thotë se shkak do të bëhen disa pika të vendimit që nuk janë korrekte.

Fevziu: A po kthehemi aty ku ishim 10 vjet më parë?

Curri: Është më keq tani sepse duhet të jemi shumë të zotët që të themi se cfarë dhe ku na godet ne parimi i disproporcionalitetit se po nuk ja mbushe mendjen gjykatës... jo Gjykata Kushtetuese do bjerë, ikën vendimi bëhet hi e pluhur.

Fevziu: A është Haga zgjidhja më e mirë për një marrëveshje?

Curri: Po, sepse Hamburgu ka kreun akoma grek. Edhe në të kaluarën vendimet e gjykatave tona kushtetuese janë rrëzuar nga ato ndërkombëtare. Haga rrëzojë për fatin tonë të keq të Gjykatës Kushtetuese se ka disa pika që janë në kundërshtim, mbaje mend këtë që po them.

Ditari politik

Të fundit