Flash News

E-TJERA

Vendimi i Apelit për PD, Bushati: Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze, dihet se kush e ka shumicën në parti

Vendimi i Apelit për PD, Bushati: Gjykata po sillet në

Analisti Andi Bushati ka komentuar situatën në PD pasi Gjykata e Apelit caktoi se në 3 nëntor do të gjykojë ankimin e Partisë Demokratike që kërkon regjistrimin si të bashkuara në një vendim, ndryshimet statutore të korrikut 2021 dhe të dhjetorit 2021.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bushati thotë se thotë se çdo shqiptar e di se kush e ka shumicën në Partinë Demokratike.

Sipas tij, gjykata po sillet në mënyrë skandaloze dhe se drejtësia po përdoret si mashë nga kryeministri Edi Rama, për të mbajtur opozitën e përçarë.

“Gjykata po sillet në mënyrë skandaloze. Unë kam thënë që strategjia e Edi Ramës do jetë të mos e zgjidhë, por t’i çojë gjykatat që të mbajë Partinë Demokratike në konflikt. Po e arrin këtë. S’ka shqiptar që nuk e di, përveç drejtësisë tonë, se kush është sot shumicë në Partinë Demokratike.

Drejtësia po shërben si mashë për të mbajtur opozitën të përçarë. Ana tjetër është e vetë demokratëve. Konfliktet brenda partive nuk zgjidhen në mënyrë ligjore, por zgjidhen në mënyrë politike”, theksoi Bushati.

 

Të fundit