Flash News

E-TJERA

Vendimi i Apelit për PD, Kim Mehmeti: Gjykatësit ia japin vulën budallenjve

Vendimi i Apelit për PD, Kim Mehmeti: Gjykatësit ia japin vulën

Shkrimtari Kim Mehmeti ka ironizuar vendimin e Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës dhe logos së PD-së, vendim që e kthen çështjen në Shkallën e Parë.

Mehmeti shkruan në Facebook se Shqipëria nuk ka gjykata për të ndaluar rrënimin e Teatrit Kombëtar apo për të dënuar kriminelët dhe hajdutët me kollare politikani. Por, ka gjyqtarë të cilët gjykojnë se e dinë kujt i takon vula dhe logoja e një partie.

“Dhe kështu, për shembull, në Shqipëri, nuk ka gjykata për ta ndaluar rrënimin e Teatrit Kombëtar, apo për t’i dënuar hajdutët e kriminelët me kollare të politikanit, por ka gjykatës që e dinë se kujt i takon partia dhe, që vulat e emblemën partiake, ua japin budallenjve që besojnë se ato janë si hekur i nxehtë, me të cilin mund t’i shënosh votuesit tu si bariu delet e veta”, shkruan Mehmeti.

Të fundit