Flash News

E-TJERA

Vendimi i Bashës për Berishën, Lubonja: Fuqizon Ramën, as Enver Hoxha nuk thoshte vendosa vetë

Vendimi i Bashës për Berishën, Lubonja: Fuqizon Ramën, as

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të larguar nga grupi parlamentar, ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai shprehet i sigurt se Basha e ka marrë vet vendimin, duke "nëpërkëmbur" partinë.

Lubonja u shpreh për "News 24" se as diktatori Enver Hoxha nuk shprehej e vendosa unë, sikurse tha dje Basha, që ishte një vendim personal. Anlisti tha se edhe sikur të jesh pronar biznesi, duhet të konsultohesh, duke shprehur mosdakordësi mbi mënyrën si veproi kryedemokrati.

"E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh", shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet kryeministri Edi Rama, që sipas tij, është drejtuesi i sistemit, ndërsa Basha një aksioner.

"Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. Gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta", shtoi Lubonja.

Të fundit