E-TJERA

Vendimi i GJKKO, rikthehet në burg ish-kryebashkiaku i Lushjes, Fatos Tushe

Vendimi i GJKKO, rikthehet në burg ish-kryebashkiaku i Lushjes, Fatos Tushe

Rikthehet sërish në qelinë e burgut, ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.

Policia ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e ka dënuar Tushen me një vit burg, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

 Vuajtjen e dënimit, ish kryebashkiaku do ta kryejë në IEVP Fier.  

“Më datë 02.03.2023, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë ekzekutuar vendimin e datës 01.03.2023, të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, e cila ka vendosur se shtetasi Fatos Tushe, 55 vjeç (ish-kryetar i bashkisë Lushnjë) duhet të kthehet në IEVP, për të vuajtur 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi F. T. do i dorëzohet IEVP Fier, me qëllim vuajtjen e dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ish kryebashkiaku i Lushnjes, u arrestua në korrik të vitit 2021, nën dyshimet për favorizimin e një kompanie në garën për rehabilitimin e një kanali kullues, lejimin e një ndërtimi pa leje dhe abuzim me fondet e karburantit të Bashkisë. Bashkë me të, u arrestuan dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor e disa biznesmenë, ndërsa disa muaj më vonë u arrestua dhe nënkryetari i Bashkisë, dhe drejtori i Prokurimeve.

 

Të fundit