Flash News

E-TJERA

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministria e Shëndetësisë: Kufizimet për grumbullimet në fuqi deri në 25 mars

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministria e Shëndetësisë:

Një ditë pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese që Komiteti Teknik i Ekspertëve të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve anti-covid për grumbullimet, tubimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar urdhrin.

Sipas urdhrit të firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu, kufizimet që deri tani kanë qenë në fuqi deri në një urdhër të dytë, tashmë do të jenë në zbatim deri në 25 mars, pra një muaj para zgjedhjeve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ministria e Shëndetësisë:

Urdhri NR. 633, DATË 17.11.2020
“1- Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferencat, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë;

2- Pika 4 e urdhrit nr. 351, datë 29.5.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19’, të ndryshuar, shfuqizohet;
3- Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri organet kompetente për dhënien e masave administrative sipas aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020 ‘Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së shkaktuar nga COVID-19’, i ndryshuar”.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar padinë e Partisë Republikane që të detyrojë Komitetin Teknik të Ekspertëve që të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve brenda një jave. Gjykata vlerësoi se urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë cenon standardet kushtetuese të nenit 17 të Kushtetutës.

“Kur këto kufizime zgjasin pa afat, duke humbur karakteristikën e përkohshmërisë dhe për kohëzgjatjen e pacaktuar nuk jepet justifikim, ato shndërrohen në ndalim tërësor të kësaj të drejte, duke zbehur rolin që luajnë mënyrat alternative”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Partia Republikane depozitoi në 4 dhjetor të vitit 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore.

Të fundit