All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vendimi i Gjykatës së Romës, 12 emigrantët e parë do të rikthehen në Itali

All - Paragraf - 1

Vendimi i Gjykatës së Romës, 12 emigrantët e parë do

12 emigrantët që ndodhen aktualisht në tokën shqiptare, si rezultat i marrëveshjes me Italinë, do të zhvendosen nga kampi i Gjadrit drejt portit të Vlorës, për t'u rikthyer më pas në Itali. Ky transferim vjen pas vendimit të fundit të Gjykatës së Romës, që urdhëron kthimin e tyre në territorin italian.

All - Paragraf - 3

Lëvizja pritet të ndodhë brenda orëve të ardhshme. Vendimi i Gjykatës së Romës bazohet në një interpretim të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane të datës 4 tetor, i cili rregullon azilkërkuesit nga vendet e pasigurta.

Sipas gjykatës italiane, Bangladeshi dhe Egjipti klasifikohen si vende të pasigurta, ndaj emigrantët duhet të mbeten në Itali, pavarësisht refuzimit të kërkesave të tyre për azil nga komisionet territoriale.

Anija "Libra" e Marinës italiane zbarkoi në Shëngjin më 16 tetor, duke sjellë kontingjentin e parë prej 16 emigrantësh, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Emigrantët u kapën në ujërat ndërkombëtare më 13 tetor nga autoritetet italiane dhe, pas zbarkimit në Shëngjin, u akomoduan përkohësisht në kampin e Gjadrit, derisa të përpunoheshin dokumentet e tyre.

Të fundit