Flash News

E-TJERA

Vendimi i KAS/ Analistët: Rama 'vulos', cakton Metën, KQZ merr urdhra politikë dhe prish zgjedhjet

Vendimi i KAS/ Analistët: Rama 'vulos', cakton Metën, KQZ

KAS vendosi që të vendosë emrin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fletën e votimit, krah emrit të koalicionit. Në lidhje me këtë gjë kanë reaguar dhe dy analistët, Andi Bushati dhe Enton Abilekaj. Secili prej tyre ka bërë nga një postim në “Facebook”

Bushati shkruan se pas këtij akti qëndron kryeministrit Edi Rama. Alibekaj ndërkohë shkruan se  institucionet duhet tu sigurojnë qytetarëve zgjedhje të pavarura, por ndërhyjnë në sovranitetin e një koalicioni, duke mos lejuar ‘Bashkë Fitojmë’ që të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Këto standartë, sipas tij nuk janë as në nivelin e vitit 1997.

POSTIMET NË FACEBOOK:

Andi Bushati: Per te gjithe ata qe u ka mbetur ndonje shprese se ne 14 maj ka zgjedhje. KAS (ca militante rilindas dmth) kane vendosur me vendimin e tyre edhe se kush eshte emri i kreut te koalicionit opozitar. Pra PD dhe PL thone me shkrim ne kemi Berishen, Rama vulos, jo une ju caktoj Meten. Tani t'i bejne shurren baçes bashke me Glover

Enton Abilekaj: Qe pas prishjes se marreveshjes se 5 qershorit 2020, shkaterrimi i zgjedhjeve po behet normalitet. Institucione si KQZ, qe duhet te sigurojne zgjedhje te ndershme, nen urdhra politike marrin vendime kunder integritetit te zgjedhjeve, nderhyjne ne sovranitetin e nje koalicioni per te zgjedhur perfaqesuesin e vet. Nuk jemi as ne sandartet e 1997, kur koalicioni opozitar perfaqesohej nga 2 eksponente te shoqerise civile.

Të fundit