Flash News

E-TJERA

Vendimi i Kushtetueses, mbështetësit e Veliajt 'festë' me fishekzjarre pranë burgut

Vendimi i Kushtetueses, mbështetësit e Veliajt 'festë'

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që riktheu Erion Veliajn në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nuk ka munguar atmosfera festive pranë qelisë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Pamjet tregojnë mbështetësit e Veliajt duke festuar me fishekzjarre dhe thirrje gëzimi, pas rikthimit të tij në detyrë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi si të papajtueshme me Kushtetutën si vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt, ashtu edhe dekretin e Presidentit Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve në Tiranë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata thekson se Veliajt i është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor, pasi ai nuk është njoftuar dhe nuk është dëgjuar përpara marrjes së vendimit për shkarkim. Sipas Kushtetueses, këto janë garanci themelore që çdo organ publik duhet t’i respektojë.

Gjykata vuri theksin edhe tek hierarkia ligjore, duke sqaruar se Neni 115 i Kushtetutës qëndron mbi ligjin për vetëqeverisjen vendore, dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës apo të ligjit.

Ky vendim i dha fund pritjes disa javore për fatin e kryebashkiakut të Tiranës dhe, siç duket, ka sjellë një valë entuziazmi te mbështetësit e tij më besnikë.

Të fundit