Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vendimi i 'Kushtetueses' për Ballukun, Shkullaku: Reforma në drejtësi ra

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin në detyrë të zv.kryeministres Belinda Balluku.
I ftuar në Syri tv, Shkullaku u shpreh se, kjo tregon se reforma në drejtësi ka rënë dhe Rama i tha Kushtueses se, nuk na duhet as SPAK e as Gjykata e Posaçme.
‘Rama ka pasur një hall, atë që tha dhe Bushati, pse dilte ky çdo ditë, një muaj rresht për t'ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për t'i thënë që do vendosni kështu siç po ju them unë, sepse ky është një rast i paprecedentë, nuk ndodh asnjëherë në Evropë, gënjeshtra të atij lloji, vetëm e vetëm sepse donte të tregonte forcë. Forcë.
Jo thjesht ndaj ca prokurorëve të SPAK-ut, që ata i ka pasur në komandë të plotë deri dje, po forcë ndoshta dhe ndaj ndonjë faktori tjetër që për herë të parë, për herë të parë e theksoj, që nga krijimi i organeve të drejtësisë së re, guxoi të hetojë një ministër në detyrë për afera qeveritare, pra jo për pasuri personale.
Dhe në këtë aspekt Rama është ndjerë i i kërcënuar është fjalë e madhe, por është ndjerë vulnerabël, pra që edhe ai mund të preket. Pra kur them ai, Belinda, vendimmarrja e qeverisë, VKM e të tjera e të tjera. Sepse për të vajtur te Rama shkohet shumë kollaj, domethënë Ramën edhe prokurori më ordiner me ato shkeljet që ka bërë, e çon në burg pa pasur nevojë fare të bëjë hetime.
Por ky e kishte këtë një provë force. Përveç se një provë force, ishte dhe një fitim kohe për të negociuar, për të treguar, për të provuar këtyre faktorëve që them unë që shiko me mua nuk e keni të lehtë. Sepse vërtetë mund të keni një prokuror, por unë kam gjykatën dhe unë kam gjithë sistemin në dorë.
Dhe kjo është e rëndësishme për të kuptuar që kthimi i Belinda Ballukut në zyrë, po përdor emrin se Belinda ka ikur, thashë dhe një herë, nuk do të thotë që shtohet apo pakësohet vjedhja. Sepse këtu vjedhjen nuk e bën një individ i caktuar. Ka individë që vjedhin në një kohë të shkurtër shumë më tepër, pra janë më efektivë, ka të tjerë që vjedhin pak më pak për një kohë të gjatë. Balluku ka qenë te pjesa e parë. Kush është problemi?
Problemi është që sistemi që ka krijuar Rama, prandaj unë shpesh i them organizata e Rilindjes, sepse është një organizatë që vepron në bazë të rregullave që vepron mafia. Pra, lind nga krimi, mbahet nga krimi, prodhon para nga krimi dhe po me këto para blen aktorët që janë në lojë që do të duhet të luftonin krimin.
Pra, ikën Belinda, vjen dikush tjetër. Si e shpjegoni ju faktin për shembull që Edi Rama, dy drejtorët më të rëndësishëm që ka Shqipëria, drejtorin e ARRSH-së dhe drejtorin e Energjisë, KESH-it, nuk e zëvendëson. Pse? Mirë Belinda është e pazëvendësueshme. Po drejtorët pse nuk i ndërron? Drejtorin e KESH-it e emëron dhe e shkarkon bordi. Bordin e KESH-it e ka në dorë kryeministri.
Drejtorin e ARRSH-së e ka kompetencë vetë kryeministri, s'ka lidhje as Belinda, asnjë njeri. Këta pse nuk emëron dy të tjerë? Sepse ty për herë të parë të ka hyrë një shkop në ingranazhin e makinerisë së madhe që prodhon korrupsion.
Prandaj them që vendimi i Gjykatës Kushtetuese i duhej Ramës dhe do t'ia tregonte të gjithëve, gjithë botës që këtu kam vendosur unë një kufi. E dëgjuat çfarë tha për BKH-në. Ç'nuk e tha deri dje për BKH-në. Pse nuk u ngrit ai për BKH-në kur tërhoqën zvarrë Ilir Metën? Se ishte skandaloze. Pse nuk shfryu ato dyqind me që i kanë ngelur kur i morën kompetencat kuvendit dhe kufizuan lirinë e një deputeti, në rastin e Berishës. Sepse i ka interesuar.
Po po dhe për të vetët. Njëherë guxoi foli, me demek foli për Erion Velinë, por prapë dhe atë e kishte hallin e vet, mos guxoni të vini te telefoni im. Tashti që këta guxuan t'i shkojnë te dera e kryeministrisë, Rama po përdor gjithçka që ka në dorë dhe kjo u provua te vendimi i Kushtetueses, siç tha Bushati, ne nuk prisnim që Gjykata Kushtetuese të tregonte integritet.
Se ka treguar asnjëherë, pse do ta bënte tani, kupton? Pavarësisht se ata janë moshuar pak, por nuk do të thotë që kanë fituar karakter dhe personalitet dhe dinjitet, janë ata që janë. Ai e bëri këtë gjë dhe ne të gjithë këtu duhet të arrijmë në përfundimin që i gjithë reforma në drejtësi nuk varet nga Brukseli, po varet nga Surreli.
Ta kam fjalën që këtu ka qenë një kufi, reforma në drejtësi ra. Doli ky dhe tha Gjykatës Kushtetuese, s'na duhet më as prokuroria e posaçme, as gjykata e posaçme’, u shpreh Shkullaku.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38