Flash News

E-TJERA

Vendimi i Kushtetueses për Berishën, avokati Gjokutaj: Gjithçka në funksion të propagandës së Ramës

Vendimi i Kushtetueses për Berishën, avokati Gjokutaj: Gjithçka

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e liderit opozitar, i cili në ankimin e tij kërkoi shfuqizimin e masës së SPAK “arrest shtëpie” ndaj tij.

Duke folur në SYri tv, avokati është shprehur se, nuk është një marrë një vendim, pasi gjyqtarët kanë dalë në barazim 4 me 4. 

Gjokutaj u shpreh se, njoftimi i sotëm nga Kushtetuesja është në funksion të propagandës shtetërore të Edi Ramës.

‘Sot ka ndodhur i njëjti skenar si me Jamarbër Malltezin, ku gjyqtarët dolën barazim 4 me 4. Dhe kur dilet në barazim, vendimi cilësohet i rrëzuar.

Kjo gjykatë i ka hyrë kësaj çështje për të penalizuar Sali Berishën. Ata janë hallka e fundit dhe më antikushtetuesja, më  e rrezikshmja në sistemin tonë të drejtësisë. Ata janë janë stacioni i fundit i cili i jep dorën e fundit një procesi. Ata siç e dini, siç  e kanë marrë vesh të gjithë, të emëruar që nga Lana, ata këtë vendimmarrje e kanë bërë.

Është po kjo gjykatë kushtetuese që nuk pranoi kërkesën e 1/5 e deputetëve që është e shkruar e zezë mbi të bardhë.

Ky vendim i sotmi që është mos vendim, se nuk ka vendim 4 me 4, është në funksion të propagandës shtetërore, për të thënë që Berisha ka probleme’, tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj.

Të fundit