Flash News

E-TJERA

Vendimi i Kushtetueses për Metën, Kume: Tërheqje ndaj maxhorancës, për të mos keqpërdorur pushtetin

Vendimi i Kushtetueses për Metën, Kume: Tërheqje ndaj

Gjykata Kushtetuese vendosi dje të ‘rrëzojë’ Kuvendin dhe të lerë në detyrë presidentin Ilir Meta deri më 24 korrik kur i përfundon mandati.

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, e vlerëson vendimin të drejtë dhe të rëndësishëm për mirëfunksionimin e një shteti ligjor. Për Ora Neës, Kume tha se çështja ka qenë e ngarkuar më shumë politikisht se nga ana juridike.

“Ky proces kishte një ngarkesë shumë të madhe politike por shuam pak lëndë juridike. Kam theksuar se Gjykata Kushtetuese ndodhet para detyrës se  çfarë duhet dhe kur duhet që një veprim i Presidentit të përbëjë shkelje të rëndë të Kushtetutës. E vlerësoj këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese si një moment të rëndësishëm për mirëfunksionimin e shtetit ligjor.  Nuk e konsideroj  si një vendimmarrje e cila zgjidh një problem tjetër midis institucioneve. Ajo Gjykatë ka për detyrë t’i përcaktojë gjërat mirë, procedurat o zbatohet ose nuk zbatohet në kuptimin e ligjit”, tha Kume.

Kume tha se vendimi i Kushtetuese krijon njëfarë force tërheqëse ndaj maxhorancës në pushtet duke mos lejuar që të keqpërdorë pushtetin dhe fuqinë.

“Ky vendim i Gjykatës për mua është në të njëjtën kohë jo vetëm një prurje në ecurinë e shtetit ligjor por edhe një tërheqje e mirë ndaj mazhorancës për të mos keqpërdorur pushtetin dhe fuqinë që kanë në funksion të interesave politik të tyre. Fuqinë ta përdornin në të mirë të vendit”, u shpreh Kume.

Të fundit