Flash News

E-TJERA

Vendimi i Kushtetueses për tubimet, Mediu: Goditje ndaj qeverisë për veprimet tërësisht të paligjshme

Vendimi i Kushtetueses për tubimet, Mediu: Goditje ndaj qeverisë
Kreu i PR, Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu  ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht padinë e tij. Ai depozitoi në 4 dhjetor të 2020-ës padi, duke kërkuar lejimin e tubimeve për fushatë elektorale, të cilat u ndaluan nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Gjatë takimit me koordinatorët e Tiranës, Mediu tha se nuk t`i bindet një urdhri "tërësisht politik të qëllimshëm". Sipas tij, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë një goditje qeverisë lidhur me vendimet që ka marrë.

“Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar në tërësi urdhrin e ministrisë si antikushtetues, pra urdhrin e Edi Ramës dhe jo të ministrisë, dhe mesazhi që në gjykimin tim, që i dërgon qeverisë është rishiko masat sepse ato masa jo vetëm kanë zgjatur së tepërmi, por janë tërësisht të ekzagjeruara dhe janë në mospërputhje me Kushtetutën dhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Mendoj që Gjykata Kushtetuese në një mënyrë i ka dhënë të paktën një goditje qeverisë për veprimet që ka bërë, tërësisht të paligjshme”, deklaroi Mediu.

Të fundit