Flash News

E-TJERA

Vendimi i Kushtetueses për Veliaj, Nuri: Goditje politike ndaj Ramës

Vendimi i Kushtetueses për Veliaj, Nuri: Goditje politike ndaj Ramës

Avokati Franc Nuri ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetueses për Erion Veliaj është një goditje politike ndaj Ramës.

Nuri tha për MCN Live se vendimi i Kushtetueses nuk ka lidhje me fajësinë ose jo të Veliajt. Ai tha se Veliaj mund të japë dorëheqjen, por edhe mund të dënohet në formë të prerë.

“Çështja në Gjykatën Kushtetuese kishte lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak dhe më pas të Këshillit të Ministrave të firmosur nga Rama ishte i ligjshëm ose jo. Kësaj iu bashkëngjit dhe Presidenti i tij i cili me dekretin për zgjedhjet ka shpërdoruar detyrën dhe këshilltarët e kanë këshilluar keq, duke dekretuar zgjedhjet pa pritur vendimin e Kushtetueses, duke dekretuar zgjedhjet në Tiranë. 

Zoti Veliaj është ende në detyrë, shkarkimi i tij është anuluar totalisht dhe nuk do të ketë zgjedhje për momentin në Tiranë. Në një moment të dytë Këshilli i Ministrave mund ta shkarkojë nëse provohet një shkelje e rëndë ë Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese tha dje se nuk mund të shkarkohet një kryebashkiak thjesht për mungesë tre muaj në punë. 

Veliaj mund të ketë ndonjë reagim se mund të ndihet i rikthyer në detyrë dhe të tregojë dhëmbët dhe mund të tërheqë ndonjë delegim dhe të japë ndonjë delegim tjetër, nëse ndodh kjo, përplasjet mund të jenë më të forta dhe Rama ta shkarkojë para 2027. Mund të japë dhe dorëheqjen, mund të dënohet me formë të prerë brenda një viti”, deklaroi Nuri.

 

Të fundit