Flash News

E-TJERA

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Tirana nuk shkon në zgjedhje të parakohshme

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, Tirana nuk shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke rrëzuar vendimin e qeverisë dhe të presidentit Begaj për shkarkimin e tij. Me këtë vendim, Veliaj kthehet në detyrë, edhe pse aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Ky vendim bën të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të pjesshme në kryeqytet, duke i dhënë fund proces të mundshëm zgjedhor të parakohshëm në Bashkinë e Tiranës.

Ky vendim shfuqizon gjithashtu dekretin presidencial që kishte caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e reja në kryeqytet.

Sipas raportimeve të deritanishme, Kushtetuesja ka arritur në përfundimin se Neni 115 i Kushtetutës prevalon mbi ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe se kryetari i bashkisë mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda.

Sakaq, edhe kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim dhe sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen.

 

 

Të fundit