All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vendimi i qeverisë: Hiqen nga qarkullimi biletat në formatin e shtypur të transportit ndërqytetas

All - Paragraf - 1

Vendimi i qeverisë: Hiqen nga qarkullimi biletat në formatin e shtypur

Biletat në formatin e parashtypur për transportin ndërqytetas do të hiqen nga qarkullimi. Vendimin e njoftoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

All - Paragraf - 3

Balluku tha se biletat do të priten përmes sistemit elektronik të fiskalizuar dhe kjo do të bëhet nga agjencitë e autobusëve ose mjetet e tjera.

Ministrja njoftoi edhe vendimin e dytë që lidhet me nisjen e zbatimit të kompensimit për transportin urban. Balluku tha se do të fillojë aplikimi i kompensimit me 100 lekë/litër për transportin.

“Ky projektligj sjell disa risi të rëndësishme, hiqen biletat në format të parashtypur për transportin ndërqytetas, prerja e biletave do bëhet online nëpërmjet sistemit elektronik të fiskalizuar e-transport ose nëpërmjet pajisjeve të fiskalizuara.

Prerja e biletave bëhet nga asgjencitë në autobusë ose mjete të tjera. Platfroma elektronike garanton ciklin e plotë të prerjeve të biletave, shtohen elementët e fiskalizuar dhe barkodet e sigurisë në formatet e biletave ndërqytetas. Biletat në format elektronik do të gjenerohen nga platforma elektronike.

Projetkvendimi i dytë për transportin urban ka të bëjë me kompensimin, si pjesë e paketës anti-krizë. Çmimi i naftës ka një rritje të ndjeshme, qeveria ka vendosur që pjesë të Paketës së rezitencës të bëjë edhe kompensimin me 100 lekë për litër. I kemi dhënë rrugë hapjes së mënyrës së kalkulimit për të gjitha njësitë që janë në këtë proces. Do të shpenzohen gjatë muajit prill dhe maj”, tha Balluku.

 

Të fundit